Mosdeklarim i të hollave në kufi, kapet një person me 20 750 euro në Kakavijë

14 Qershor, 15:44| Përditesimi: 14 Qershor, 15:50

  • Share

Në një operacion të Policisë Kufitare në Kakavijës është ndaluar një 68-vjeçar nga Durrësi, që tentoi të largohej nga Shqipëria pa deklaruar 20 750 euro.

Gjatë kontrollit rutinë të çantës së tij, policia gjeti shumën e parave të padeklaruara, të cilat u sekuestruan menjëherë.

"Kundër shtetasit V. P., 68 vjeç, është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", njofton Policia e Gjirokastrës.

Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm GjirokastëR.

Nga ana tjetër, Policia Kufitare njofton se do të vazhdojë me kontrollet e rrepta për të siguruar zbatimin e ligjit dhe për të parandaluar aktivitete të paligjshme në kufijtë e vendit

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?