Vajza, mos vishni sandalet në verë pa e bërë këtë truk bukurie... por shhhh mbajeni sekret

26 Maj 2020, 20:34| Përditesimi: 26 Maj 2020, 20:43

  • Share

TIRANË- Momenti për të veshur sandale ka ardhur! Megjithatë, para se një gjë e tillë të ndodhë, ne ju sugjerojmë një truk bukurie për të cilën do falenderoni veten tuaj që e keni bërë. E gjitha ka të bëjë me kallot në këmbë.

Ky është një shqetësim që shumë gra e vajza e kanë, sidomos në pjesën e thembrës. Ato mund të shkaktojnë dhimbje, erë të keqe të këmbës, por edhe nuk janë shumë të bukura për t'u parë. Një këmbë vajze me kallo? Joo, s'është aspak e bukur, megjithatë për këtë e ka një zgjidhje. Nëse do të shkoni në qendra estetike do ju kushtojnë një mal me para, por ne do ju sjellim një zgjidhje që kushton shumë më pak. Ju nevojitet aspirinë, ujë dhe limon.

Shtypni 4  kokrra aspirinë, përzijeni me ujë dhe lëng limoni. Aplikojeni këtë masë te kallot, mbulojeni sipërfaqen me një peshqir dhe lajeni pas 20 minutash. Përsëriteni procedurën dy herë në javë dhe mund të vishni sandalet lirisht.

Kjo është zgjidhja

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?