Mos u gënjeni nga ky diell...shumë shpejt do nis shiu! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

30 Mars 2020, 08:11| Përditesimi: 30 Mars 2020, 08:21

  • Share

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë i gjithë vendi jonë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pas mesditës vranësirat shtohen fillimisht në jug dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta e të izoluara.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C deri në 21°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Vranësira të dendura dhe reshje shiu do ketë Europa Juglindore, po ashtu Verilindja e kontinentit PARAQITET me reshje dëbore dhe temperatura të ulta. Ndërsa kthjellimet MBIZOTEROJNE Gadishullin Iberik, Europën Qendrore dhe atë Veriore.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?