'Mos u angazhoni me non grata', Sula: Qëndrimi i ambasadës i saktë, por ne s’jemi mbledhur rreth Berishës! Qëllimi, një opozitë funksionale

21 Shtator 2023, 19:42| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 21:20

  • Share

Në një reagim për debatin brenda Partisë Demokratike, Ambasada e SHBA-së thotë se nuk ndërhyn për të vendosur se kush është kryetar i një partie por kujtoi se nuk ndryshon qëndrim për Sali Berishën të shpallur Non Grata dhe i bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.

Në emisionin “Kontrast” në Report Tv, deputeti Dash Sula, duke komentuar këtë deklaratë, tha se ambasada e SHBA ka të drejtë, por shtoi se ai dhe deputetët e tjerë që i janë bashkuar tryezës Bardhi-Berisha, nuk janë mbledhur rreth Berishës, por për të pasur një opozitë funksionale.

“Qëndrimi i ambasadës amerikane është shumë i saktë dhe korrekt. Po e them ne nuk jemi mbledhur rreth një individi si Sali  Berishës as unë dhe as kolegët e mi. Ne mendojmë se duhet të kemi një opozitë funksionale. Si e shoh unë. Dakord ju pranoj gjithçka që thoni ju, në çdo rrethanë s’e komentoj non gratën e Berishës, por a mund të ketë moral e logjike, votat e non gratës së Berishës nuk duhen për opozitën, kurse votat e non gratës të maxhorancës duhen që të rrijë në pushtet.

Më gjeni formulën se si mund të rrëzohet korrupsioni, jo qeverisja se do jetë një qeverisje gjithmonë. Në kohën dhe qasjen që dëmi është kaq i madh, inceneratorë etj. Situata dy vjeçare që iku nuk pati zhvillime të forta politike e cila do të ishte në nderin dhe të politikës dhe të qytetarëve që të kishte një ndryshim në pastrim të politikës”, tha Sula.

Ndonëse përçarja në PD vijon, tashmë jo vetëm për vulën e partisë por edhe për postin e kryetarit të grupit parlamentar, Sula sërish zgjedh një opozitë me debate brenda saj sesa qeverinë të cilën ai e quan të korruptuar.

"Më mirë kështu si jemi ne në opozitë me debate brenda, por nuk mund të rrish dot dele që të mos reagohet ndaj kësaj gjëje që po ndodh në këtë vend. Në 2005 kam qenë kundër shumë gjërave që zhvilloheshin nga mazhoranca atëherë. Shihja shumë burra që debatonin. Sot parlamenti është kthyer për të ardhur keq, duket si një brigadë që vetëm vijnë ulin kokën marrin rrogat dhe ikin", shtoi Sula.

Përplasjet në Partinë Demokratike për çështjen e drejtimit të grupit parlamentar, ambasada e SHBA i sheh si çështje të brendshme të demokratëve, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndryshuar aspak pozicion dhe qëndrim ndaj Sali Berishës që është shpallur Non Grata.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bato: 22/09/2023 07:00

    Sa turp kur shikon nga kush perfaqsohemi ne kuvend e i paguajm ne me taksat tona.

    Përgjigju
  • Linda: 21/09/2023 21:45

    Sula dhe servilat e kriminel Berishes jane tradhetaret e vendit.Sa here kryeministri shqiptar ndodhet jasht vendit keta palaco te opozites te drejtuar nen rrogoz nga Tabaku dhe nga karrigia nga Berisha e bejn parlamentit rremuj jane te destiniuar ta shkatarrojn vendin jo ta ndertojn!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?