“Kam mësuar të mos shoh ashklën në syrin e tjetrit, por të merrem me traun që kam në syrin tim”, kjo ishte shprehja që përdori deputeti i PS, Toni Gogu për të ironizuar situatën aktuale në PD, e cila është mjat e tensionuar.
“Lexova një raport që është në një linjë me raportin e DASH. Duke qenë se me Alibeaj kam bashkëpunuar më afër dhe gjatë në këto 6 muaj do i kujtoja një parim që jam përpjekur ta mësoj shumë herët. Të mos shoh ashklën në syrin e tjetrit por të merrem me traun që kam në syrin tim. Ju kemi ftuar të merremi me këto ashklat që po përpiqemi të nxjerrim nga sytë e Shqipërisë. Po ju nuk ju lë trau në mes të syrit tuaj”, tha ai.
Menjëherë ka ndërhyrë Tabaku, duke i thënë se “ashklat” e PD i zgjidhin vetë demokratët.
“Ju lutem kolegë të nderuar. Problematike në këtë rast janë këto ashklat e vogla që na kanë lënë tetë vite. Diskutojmë njëherë këto ashkla dhe pastaj problemet tona i zgjidhim vetë ne.”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
‘Lufta’ kundër krimit të organizuar, Çuçi: Kemi forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar! Alibeaj: Dështim! Bardhi: Po u jepni kriminelëve tendera dhe po pastrojnë paratë
J.GJ./ReportTv.al