Regjisorja Inida Gjata

Tirana

‘Mos shihni negativen tek çdo gjë pozitive’, regjisorja Gjata rikthehet në kryeqytet pas 3 vitesh: Tirana është bërë një yll

12 Qershor 2021, 13:52| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 13:55

  • Share

Regjisorja Inida Gjata, e njohur edhe si “Zhaku” pas 3 vitesh mungesë në kryeqytet është mrekulluar nga ndryshimet pozitive që ka parë.

"Tirana është bërë yll” shkruan regjisorja në një postim në rrjetin e saj social Facebook, duke renditur disa prej ndërtesave që i tërhoqën vëmendjen, si stadiumi “Air Albania” dhe shkolla Kosova.

Ajo çka i ka bërë gjithashtu përshtypje Inidës është edhe jeshillëku dhe pemët në Tiranë.

“Tirana si shpirt, si yll, si drite.”, shkruan ajo.

Regjisorja Inida Gjata, jeton prej disa vitesh në Gjermani, por mesa duket ajo ka vendosur të kthehet në Tiranë sërish.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?