‘Mos parko makinën te hyrja pallatit’,zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit që vrau fqinjin në Durrës: Më shau dhe e qëllova me thikë

15 Shkurt, 10:31| Përditesimi: 15 Shkurt, 13:51

  • Share

Hetuesit në Durrës tashmë e kanë të qartë se Halil Koka u vra pa faj, vetëm se kishte debatuar me fqinjin e tij që vuante nga skizofrenia.

Gjatë marrjes në pyetje, 35-vjecari, Ilir Koçilja është shprehur se sherri kishte nisur para disa ditësh për një vend parkimi në rrugicën e lagjes.

Ndërsa mesditën e mërkurës ai e priti fqinjin sapo doli nga pallati dhe e ndoqi me thikë në dorë derisa i mori jetën.

“Me Halilin ishim fqinj. Nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që mos ta linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta.

Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gërvishtur makinën time . Po i thashë “unë ta gërvishta”. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagja në rrugë kryesore. Iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë. Më pas u largova dhe u fsheha për disa orë te lagja 11 deri sa më kapet ju.

Nuk e dija se kishte vdekur. Mendova se e plagosa. Nuk kam asnjë konflikt tjetër me atë. As i kisha borxh para dhe as më kishte. Me vjen shumë keq për atë që ndodhi, jam penduar. Po konfliktin e nisi Halili”, ka deklaruar ndër të tjera Ilir Koçilja.

Fqinjët tregojnë se 35-vjecari ishte person problematik dhe konfliktual. Policia e Durrësit zyrtarisht deklaron se Koçilja vuan nga problemet e shëndetit mendor, konkretisht nga skizofrenia. 35-vjecari jetonte i vetëm në katin e parë të një pallati në lagjen nr 14 të qytetit bregdetar. Ndërsa familjarët e tij ndodhen në SHBA.

Shpesh shtrohej në psikiatrinë e Elbasanit, ku e mbanin përkohësisht dhe sërish lëvizte lirshëm nëpër Durrës. Mesditën e 14 shkurtit ai goditi me thikë në zemër 46-vjeçarin Halil Koka, të cilin e ndoqi nga pas për disa metra nga hyrja e pallatit deri në rrugën kryesore. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se Kaçilja i kishte para dhe nuk pranonte t’i shlyente, por autori e ka mohuar këtë konflikt gjatë dëshmisë së tij në policinë e Durrësit. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrante: 15/02/2024 13:23

    Ky eshte problemi me I madh ne Shqiperi. Nuk ka shtet ! Njerzit vriten me njeri-tjetrin. Nuk pyet njeri as per shtet e ad per rregullat e nje shoqerie civile. Parkojne ku te duan , hedhin plehra, bllokojne trotuare, sillen si kafshe e nuk guxon tu flasesh me goje se vritesh me ta. Vend I pajetueshem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?