Giorgia Meloni dhe Recep Tayyip Erdogan

'Mos lejoni që gruaja e Erdoganit ta shohë'! VIDEO virale! Lideri turk 'mahnitet pas Melonit

25 Nëntor 2022, 13:40| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 14:13

  • Share

Një moment, kur presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan takohet me kryeministren italiane Giorgia Meloni ka tërhequr vëmendjen e shumë personave në rrjet.

Pamjet të cilat janë bërë virale dhe janë shpërndarë gjerësisht në Twitter tregonin momentin kur Erogan i buzëqesh dhe e sheh me “dashuri” kryeministren italiane.

“Dashuria është në ajër”, është një nga komentet në rrjetin social.

“Mos lejoni që gruaja e Erdoganit ta shohë këtë”, shkroi me shaka një tjetër Twitter.

 

Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë u takua me Erdogan në kuadër të Samitit të G-20 në Bali, Indonezi  të martën, më 15 nëntor.

Gjatë takimit  theksua rëndësinë e bashkëpunimit Turqi-Itali në kuadër të NATO-s. Të dy liderët folën edhe për potencialin e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut dhe theksuan nevojën për luftë të përbashkët kundër migrimit të parregullt dhe krizës libiane. Ata gjithashtu prekën zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë dhe vështirësitë me të cilat përballet komuniteti global.

Meloni përsëriti gjithashtu aspiratat e saj për të përmirësuar më tej lidhjet Romë-Ankara.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?