Sali Berisha

Opinion

Mos i besoni politikanit Sali Berisha?!

27 Nëntor 2021, 12:55| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 12:57

  • Share

Beteja mes Lulzimit dhe Saliut ka hyrë në një fazë të nxehtë. Tonet janë ngritur, gjuha është ashpërsuar dhe zinxhiri i gojëve është zgjidhur. Lulzimi foli vonë, ndoshta shumë vonë. E hapi lojën dhe tashmë ka nisur ballafaqimi. Nuk janë të paktë analistët, sidomos ata politikanë nga PD, të cilët bëjnë benë e dhelprës se  Saliu nuk e njeh gënjeshtrën. Si është e vërteta? Kush janë rapotet e Saliu me gënjeshtrën?! Po sjellim disa ngjarje.

-Sali Berisha, i dërguar nga Ramiz Alia në mitingun e  studentëve në Dhjetor 1990, deklaroi: “Dëshiroj të mbetem një mik i PD dhe i uroj asaj sukses.” Fakti: E uzurpoi dhe po e heq zvarrë, duke mos patur pikë mëshire për mijëra demokratë që i besojnë atij.

-Në fillimet e veta iu drejtua shqiptarëve me shprehje: “Bashkëvuajtës dhe bashkë fajtorë!”, por në fakt vetëm ai dhe të zgjedhurit e tij rezultuan bashkëvuajtës, të tjerët bashkëfajtorë!

-Në 1996 Aleksandër Meksi, me shkresën sekrete me numër 2858 , dërguar ish-presidentit Sali Berisha, kërkoi mbylljen urgjente të piramidave. Berisha e injoroi kërkesën zyrtare të kryeministrit dhe deklaroi: “Paratë e shqiptarëve janë paratë më të ndershme dhe më të pastra në botë..”. Çfarë ndodhi më tej e dimë farë mirë!

-Saliu ka deklaruar dhe ende i qëndron gënjeshtrës se ai nuk ka dijeni çfarë ka ndodhur me Remzi Hoxhën. Ndërkohë pranon se në zyrën e tij si president kishte thirrur në zyrë kryetarin e SHIK, Prokurorin e Republikës dhe Ministrin e brendshëm por nuk tregon çfarë iu raportua prej tyre!

 -Në tragjedinë  e Gërdecit anashkaloi, fshehu vrasjen e banaxhakut të tij dhe më tej mohoi ta kishte njohur atë! Në këtë ngjarje akuzoi protestuesit socialist se ishin përdoru pistoleta stilolaps, thika me helm etj.

-Në Qershor 2013 iu drejtua demokratëve: “..duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtetë më takojnë, në një vendim të prerë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike,  të jem thjeshtë njëri prej jush,  anëtar i  i PD-së..”. Sot bën një betejë për të marrë kreun e partisë!

 -Lulzimi na bën me dijeni se Saliu i ka thënë që para vehtes nuk vendos as PD e as demokratët. Saliu e mohon Bashën. Po e vërteta? Po heqim një paralele mes shprehjes së Saliut që la pa frymë Peter Lucas*, që unë po e citoj në ligjëratë të drejtë: “Après moi, le deluge! (fr.) Pas meje, le të bëhet kiameti!”. Pra Saliu nuk e ka për herë të parë atë që i ka thënë Lulzim Bashës dhe asaj çfarë pohon Basha sot.

Pra Saliu ka thënë dhe e ka provuar se para vehtes nuk vë PD, demokratët dhe gjithë shqiptarët. Mjafton të kujtojmë se Saliu u vetë rizgjodh President i Republikës në 3 mars 1997 kur shqipëria ishte ndezur flakë. Ky rast, at që përmendëm më lart por edhe raste të tjera provojnë se Saliu është politiani prototip që gënjeshtrën e ka mjetin më të fortë për të manipuluar opinionin e sidomos turmat. Saliu nuk duhet besuar kurrë. Gënjen sa herë që gënjeshtra i sjell dobi. Është politikani narcist dhe pragmatist. I lejohet të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin. Gënjeshtra është më e pakta!..

*Peter Lucas gazetar dhe analist, me origjinë të hershme shqiptare, është njohës i mirë i historisë dhe realitetit shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos ngjarjet për demokratizimin e shoqërisë shqiptare.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 27/11/2021 14:08

    Berisha nje mutsihane qe qelb dynjane.

    Përgjigju
    • Bureto: 27/11/2021 14:58

      Saliu eshte nje fatkeqesi kombetare qe e kemi peshqesh nga Ramiz Alia. Sa kohe do te kemi kete emancipim politik qytetar apo shoqeror ai eshte ne te drejten e tij te spekulloje, pavaresisht se edhe kete spekullim e realizon ne menyren te peshtire, ne menyren më te keqe te mundshme. Por realiteti ky eshte. Shihni foltoret (nevojtoret e tij) dhe ato flasin vete. Ndaj nëse drejtesia nuk vepron, jo sa per te shuar krizen, por per t'i dhene ketij perbindeshi me shtate koke denimin e merituar, atehere le te presim vendimin e Allahut. Tjeter nuk kemi ç'bejme, sepse demokratikisht nga njera ane kemi voten, (perkrahjen nga nje pjese e elektoratit), nga ana tjeter kemi ligjin. Te paren nuk e kemi ne në dore; të dyten po; e ka drejtesia. Amerika ia i dha nje dore asaj, le ta shfrytezoje. Ameriikanet nuk kane se ç'na thone më, por dhe se c'mund te bejne me shume per ne. Doni te zini "peshqit e medhenj"? Ja ku e keni drejtesine qe po ua dhurojme na thone (investim grant i tyre). Doni ta dini se kush jane "peshq te medhenj", se ju 'nuk i njihni' sa per ne ja ku i keni, "Non Grata"-t per ta ua dhame.

    • mali: 27/11/2021 14:39

      e drejt, qelb dynjane dhe ka lyer duart me gjak shqiptaresh ne shqiperi dhe kosove. Shkrimi ia nxjerr shqeto fytyren e tij prej mashtruesi dhe katili. Mali

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?