Kronikë

‘Mos hesht, mos përdhuno, ngrije zërin’, qytetarët në Fier dhe në Shkodër marshojnë kundër abuzimeve seksuale

25 Maj 2021, 14:58| Përditesimi: 26 Maj 2021, 07:35

  • Share

Reagimet e shoqërisë civile e veçanërisht të rinjve nuk kanë munguar pas rastit makabër të përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës nga 5 persona, ku me 4 prej tyre kishte lidhje gjaku.

Dhjetra nxënës te shkollës “Janaq Kilica” e të rinj të qytetit janë bërë pjesë e një marshimi në rrugët e qytetit të Fierit për tu ndalur në qendër të tij. Me pankarta në duar ata kërkojnë më tepër siguri për gratë dhe vajzat, ndërsa u kanë bërë thirrje ti denoncojnë rastet e dhunës. 

Edhe drejtorja e shkollës “Janaq Kilica”, Feriniqi Fuli, është shprehur se roli i shkollës është thelbësor, duke mbështetur të rinjtë në këtë marrshi protestë.

Ndërkohë një ditë më parë u zhvillua një manifest në Shkodër kundër abuzimeve seksuale.

‘Mos hesht, mos përdhuno, ngrije zërin’, ishin mesazhet e manifestit të organizuar nga shoqëria civile në Shkodër. Ato u mblodhën në sheshin para bashkisë ku marshuan në pedonalen ‘Kolë Idremeno’ në Shkodër.

Protesta u zhvillua për të miturën 15 vjeçare nga Rrësheni që sipas policisë u abuzua për disa javë me radhë nga 5 persona të cilët e shantazhuan atë me video intime. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh janë arrestuar dhe janë lënë në burg nga gjykata.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?