Charles McGonigal dhe shkrimi i fshirë në BILD

Mos harroni, në protestë me shkrimin e “BILD” sot!

13 Shkurt 2023, 11:42| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 11:43

  • Share

Gazeta gjermane “BILD” publikoi një shkrim të premten, për ish-zyrtarin e FBI, McGonigal dhe për takimet e tij me Edi Ramën. Në shkrim hidheshin akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, por pa asnjë fakt. Shkrimi u fshi pa mbushur orën, me sa duket pikërisht se ishte i sajuar.

Menjëherë pas kësaj, portali i familjes Berisha shkruajti fillimisht se për të fshirë shkrimin kishte ndërhyrë Dorian Duçka tek një redaktore e “BILD”, e cila paska fuqi të fshijë shkrime pa pyetur pronar, drejtor e kryeredaktor. Pastaj thanë se në fakt shkrimi ishte botuar padashje dhe ndaj ishte fshirë, por do ta botonin të shtunën.

“Gazetarët që kishin përgatitur shkrimin thanë se shkrimi do kthehet të shtunën pasi ishte publikuar aksidentalisht përpara kohe.

Por SYRI ka mësuar se Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës dhe personazhi kryesor i këtij shkrimi, ka tentuar që të bllokojë shkrimin në fjalë. Burimet thanë se dyshohet se Duçka ka përdorur një redaktore të gazetës BILD për të fshirë shkrimin. Bëhet fjalë për redaktoren e politikës pranë kësaj gazete, Karina Mossbauer.

SYRI ka siguruar një foto të Duçkës me këtë gazetare. Ajo është parë disa herë në Tiranë në shoqërinë e Duçkës. Burimet thanë se ajo është parë në restorant Padam së bashku me Duçkën, Taulant Ballën dhe një person që prezantohet si shef i zbulimit gjerman për Ballkanin”, shkruante portali i familjes Berisha.

E shtuna iku, e diela po ashtu, sot është e hënë, por shkrimi i “BILD”, ndryshe nga sa na thoshte portali i familjes Berisha, nuk u ribotua./ TemA

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lana: 13/02/2023 12:41

    O i marrte mortja, i marrte, kriminelet qe kane vrare shqiptare te pafajshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?