Mos harroni çadrën, parashikimi i motit për sot

18 Prill 2022, 07:35| Përditesimi: 18 Prill 2022, 11:04

  • Share

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Por herë pas here pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë pareshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior - Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Gadishulli Skandinav dhe Europa Qendrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa Britania e Madhe dhe pjesa më madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu, KU herë pas here në brigjet e detit të ZI do të jenë dhe në formë rrebeshi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?