Mos harroni çadrën, sot gjatë gjithë ditës reshje shiu

5 Mars, 07:05| Përditesimi: 5 Mars, 07:09

  • Share

Për ditën e Martë mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh në orët e pasdites.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet më pas ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1000m prezencë e reshjeve të dobëta të borës e hera-herës mesatar në majat e maleve. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 14°C

në zonat e ulëta 2 deri 20°C

në zonat bregdetare 6 deri 20°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?