Mos harroni çadrën kur të dilni nga shtëpia, do të bien reshje shiu në të gjithë vendin

24 Gusht 2022, 07:01| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 10:59

  • Share

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin në mesditë dhe pasdite.

Temperaturat në mëngjes do te luhaten 14-20 gradë, vlerat maksimale do te jenë me rënie ne veri 24-26°C deri në 28-33°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim te forcës 3 ballë në det të hapur.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?