Foto ilustruese

Mos harroni çadrat, sot reshje shiu gjatë gjithë ditës

26 Mars, 07:19
  • Share

Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet i vranët me intervale të herëpashershme kthjellimi.

Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e pasdites reshjet priten të jenë me intensitet deri në mesatar ndërsa në jug priten reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era pritet të fryjë me drejtim jug- juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina  era pritet të jetë intensive  dhe problematike 12-17m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë 3-5 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 17°C

në zonat e ulëta 11 deri 22°C

në zonat bregdetare 8 deri 18°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?