Rusia

Mos guxoni të ofendoni kombëtaren, Rusia nuk do kursejë asnjë, ja ndëshkimi

19 Qershor 2018, 17:18| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 17:31

  • Share

Pas fitores me rezultatin 5-0 ndaj Arabisë Saudite , Rusia duket se ka fituar vetbesim dhe kanë filluar ta mbështesin sërish kombëtaren. Disa deputetë të partisë Rusia e Bashkuar që mbështesin Presidentin Putin duan të kalojnë një ligj në të cilin do të sanksionohet se është e ndaluar të tallesh me skuadrën kombëtare dhe trajnerin e saj dhe nëse e bën rrezikon një gjobë prej 10 000 rublash ose 135 euro.

Milonov njëri prej deputetëve që mbështet nismën deklaron se kombëtarja duhet të trajtohet si ushtria dhe si trupi diplomatik i vendit.  Gjithashtu duhet të mbrohet nga kritikat dhe humori pas qarkullimit të disa këngëve dhe barcoletave që e kanë shoqëruar Rusinë gjatë rrugëtimit të saj në Botëror.

Përgjatë Kupës së Botës ekipi kombëtar lufton për nderin e atdheut. E kështu që është një detyrim dhe përgjegjësi për shtetin që të mbrojë përfaqësuesit e tij nga ofendimet. Nuk kemi të bëjmë këtu vetëm me futboll por me identitetin kombëtar. Dhe projektligji do ta mbrojë skuadrën nga komentet e papërshtatshme të pakëndshme dhe të rreme.

Milonov

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?