'Mos e prek Tony Blair-in në praninë time', Rama i përgjigjet historianit: Jam fanatik! Ajo që ndodhi me Brexit-in s'mund t'i lihet atij

4 Nëntor 2023, 14:29| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 14:44

  • Share

1699085310_ediramatimothygartonash.PNG

Gjatë podcastit të kryeministrit Edi Rama me historianin, autorin dhe gazetarin e famshëm britanik, Timothy Garton Ash u përmend dhe ish kryeminstri Tony Blair dhe roli i tij tek Brexit.

Gjatë bashkëbisedimit historian britanik kritikoi qeverisjen e Tony Blair, që sipas tij ishte ndër shkaqet që ndodhi më pas dalja e Britanisë nga BE-ja por kryeministri ka një mendim tjetër.

 Edi Rama: Dëgjoni, së pari, më duhet t’ju informoj që jam shumë i hapur, por mbetem fanatik për disa gjëra dhe një prej tyre është: “Mos e prek Tony Blair-in në praninë time”. Thjesht, mos e prek.

Timothy Garton Ash: Shiko, unë e kam mik Tony Blair-in. Ai është i rritur mjaftueshëm, për të pranuar gabimet e tij.

Edi Rama:  Jo, nuk po flas në emër të tij. Ai mund të flasë vetë për veten e të merret me gabimet e tij. Por unë jam një fanatik i tij, kështu që mos e prek Tony Blair-in. Jo për të bërë avokatin e tij, por, më fal, sa vite ka Tony Blair që është larguar nga detyra, sa vite? Nuk mendoj se është shumë korrekte, që  ajo që ndodhi me Brexit-in t’i lihet Tony Blair-it si një gabim tjetër, sepse, ndoshta, asokohe – nuk e di – por, ndoshta, në atë kohë, hapje, hapje, hapje ishte rruga e duhur dhe, mbase, mbyllje, mbyllje, mbyllje është më shumë një reagim nxitimthi, kur sheh që po humbet kontroll, në vend të disa gjërave që mund të ishin bërë më parë… dhe, pastaj, fajin e kishte Tony Blair!

Problemi në Britani me Tony-n sa herë që thotë diçka, është njerëzit nuk e dëgjojnë, por i thonë “ti e ke fajin për Irakun, kështu që mos fol, ti je kriminel”. Megjithatë, shumë kohë më parë, ai e ka thënë dhe e ka propozuar një mënyrë për të kontrolluar (imigracionin). Ai ka qenë një prej atyre njerëzve që ka paraqitur propozime për kontrollin. Mund të isha shumë mirë biografi i tij, por jo si ju, nga brenda, por nga jashtë.


Lajmi kryesor:

Historiani britanik i ftuar në podcastin e Ramës: ‘Brexit’, disfata më e madhe në jetën time politike! Pas 10 vitesh, BE-në e shoh me 35 shtete anëtare


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?