Foto ilustruese

Mos e harroni çadrën sot, do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin

1 Prill 2023, 07:53| Përditesimi: 1 Prill 2023, 07:55

  • Share

Ditën e sotme, i gjithë vendi do të jetë në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Gjatë mesditës dhe pasdites, intensiteti i reshjeve do të ulet. Mbrëmja dhe nata do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jug-perëndimoreduke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?