Mos dilni pa kremin e diellit dhe pa kapele! Korriku do të vijojë përvëlues, specialistja për Report Tv: Do kapen shifra mbi 43 gradë °C

16 Korrik 2023, 15:46| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 16:10

  • Share

Nuk është ende java e duhur për t’u ankuar për vapën, sepse duke nisur nga java që vjen do të ketë rritje graduale të temperaturave.

Specialistja e parashikimit të motit, Mimoza Demiri në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Emiljano Islami na përgatiti për një vapë edhe më përvëluese këto ditë të korrikut.

Specialistja bëri me dije se temperaturat maksimale në vendin tonë do të kapin shifrën 44 gradë °C.

“Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga i nxehti afrikan. Më të larta temperaturat janë regjistruar në Gjirokastër dhe Elbasan. Prej javës që vjen do të ketë rritje graduale të temperaturave. Nesër pretendojmë të kapim vlerën 40 gradë, deri të enjten do të arrihen temperaturat 41 dhe 42 gradë celsius. Duke hyre nga e enjtja do të hyjmë në një masë më të nxehtë. Gjë që pretendojmë te kemi temperatura 43 dhe 44 gradë. Në pjesën më të madhe të territorit do të jenë mesatarisht mbi 40 gradë. Mund të ketë vranësia të pakta në zonat malore po shumë pak sepse kryesisht moti do të jetë i kthjellët.”- thotë specialistja.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?