Foto ilustruese

Mos dilni pa çadër sot, reshje shiu në të gjithë territorin e vendit

14 Prill 2023, 07:10| Përditesimi: 14 Prill 2023, 07:16

  • Share

Gjatë ditës së sotme, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut. Vranësirat kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të shoqëruara me reshje që do të vijojnë deri në mesditë.

Herë pas here pritet që reshjet të jenë dhe në formë rrebeshi në zona të izoluara.

Pasditja do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit, por në orët e mbrëmjes do të shfaqen sërish vranësirat dhe reshjet në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?