'Morsa' e koronavirusit të Wuhan shkakton dëme në ekonominë botërore

8 Shkurt 2020, 09:25| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 09:28

  • Share

Ekonomia kineze, e shtrënguar në morsën e koronavirusit, po ngadalësohet edhe më shumë. Dje prodhuesi më i madh i pajisjeve elektronikë dhe furnizuesi kryesor i Apple dhe të gjitha kompanive të tjera të mëdha ka pezulluar punën.

Prodhuesit e makinave në të gjithë botën po llogarisin humbjet pasi fabrikat në Kinë mbeten ende të mbyllura për shkak të epidemisë.

Viti 2020 duhet të ishte viti në të cilin duhet të festoheshin lidhjet midis Kinës dhe Italisë, që përkon me 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, por epidemia e koronavirusit ka zeruar çdo projekt

Vetëm disa muaj më parë në aeroportin e Romës 'Fiumicino', ishin inaguruar rrugë të reja për në Kinë, një strategji që synonte të bënte aeroportin romak të ishte një nga më të lidhurit, në Europë, me perandorinë aziatike.

Me rreth 5 milion turistë të regjistruar në vit, Italia është destinacioni kryesor europian i udhëtimeve nga Kina, duke tejkaluar Francën, Gjermaninë dhe Spanjën, por vendimi i qeverisë italiane për të pezulluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga Kina i dha fund kësaj tendence duke sjellë një humbje për sektorin e turizmit prej rreth 4.5 miliardë euro, e barabartë me rreth 5% të produktit të brendshëm bruto të sektorit.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ 86 viktima në 24 orë, totali i të vdekurve 724, të infektuarit nxirren me forcë nga shtëpitë


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?