Paratë e sekuestruara

Morinë, tentoi të fuste në vendin tonë mbi 15 mijë euro dhe 1 mijë dollarë pa i deklaruar, nën hetim 29-vjeçari

6 Maj 2023, 10:47| Përditesimi: 6 Maj 2023, 15:25

  • Share

Një 29-vjeçar është vënë në hetim pasi ka tentuar që të fusë në vendin tonë 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, pa i deklaruar konform ligjit.

Mësohet se hetimet kanë nisur ndaj 29-vjeçarit me inicialet XH. Ç.

Për pasojë shuma e parave është sekuestruar.

"Morinë - Tentoi të fuste në vendin tonë, 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, pa i deklaruar konform ligjit, procedohet penalisht 29-vjeçari. 

Sekuestrohet shuma e parave. Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare dhe falë informacioneve të shkëmbyera me Policinë spanjolle dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave, pasi është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjeti me drejtues shtetasin XH. Ç.  Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat shtetasi Xh. Ç. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin XH. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/05/2023 00:22

    Dergoini parate me poste elektronike,nese i dergoni cash vete ose me dike,informohuni me pare sa lejohet,por ne mos gaboj nen 10 mije $.

    Përgjigju
  • Emigrant: 06/05/2023 22:58

    Me keto sekuestrime qe beni ju Ne emigrantet sduhet te vim fare ne shqiperi Por cfar te bejm qe kemi njerezit tan dhe kemi mall Por me keto veprime tuaja me sekuestrime paresh sduhet te bjem kokrren eLekut par

    Përgjigju
  • Uilaaaaa: 06/05/2023 12:30

    Po ça te keqe ka kur njerzit fusin lek, hajde albani hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?