Pajisja e Bitcoin dhe eurot e sekuestruara në Morinë

Morinë/ Kapet me 39 mijë euro të padeklaruara në makinë dhe një pajisje që prodhon kriptomonedha! Në hetim i riu nga Maqedonia e Veriut

7 Dhjetor 2021, 16:44| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 17:21

  • Share

Policia Kufitare në Morinë ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Mësohet se janë sekuestruar 39 mijë euro dhe një pajisje e cila shërben për prodhimin e kriptomonedhave.

Policia ka proceduar penalisht një person me inicialet B.B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Burime bëjnë me dije se mjeti që drejtohej nga i riu ka kaluar në vijë të dytë të kontrollit të imtësishëm në doganë pas vlerësimit të riskut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 39 mijë euro të cilat B.B., nuk i kishte deklaruar. Sakaq, në makinë u gjet edhe një pajisje që shërben për prodhimin e kriptomonedhave.
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?