Politikë

Mori vetëm 517 vota, reagon Hajdari: Personazhe anonimë pa asnjë vlerë përveç lidhjes me krimin rezultojnë më të votuarit, do të jem pranë jush edhe këto 4 vite

29 Prill 2021, 12:33| Përditesimi: 29 Prill 2021, 12:38

  • Share

Kandidatja për deputete e “Nismës Thurje” në Elbasan, Rudina Hajdari premton se do të qëndrojë pranë qytetarëve këto 4 vite edhe përse nuk arriti të fitonte një mandat.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ajo shkruan se do të mundohet të flas më qartë e të shpjegojë më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga krimi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.

Rudina shprehet se ajo që lexon nga këto zgjedhje parlamentare është se politikanët e lidhur me krimin kanë triumfuar dhe se  personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e krimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët

“Ne humbëm një betejë por jo luftën. Luftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë.”, shkruan ajo në fund të postimit.

“Nisma Thurje” në Qarkun e Elbasanit ka arritur të sigurojë vetëm 1.1% të votave.

Ndërkohë kandidatja Rudina Hajdari mori vetëm 517 vota.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 29/04/2021 17:34

    Lajm i mire,qe hajdarevica junior mori ne keto zgjedhje c'ka meritonte.

    Përgjigju
  • xXx: 29/04/2021 13:38

    Mëso të lidhësh dy llafe dhe pastaj kërko votat moj çupa e babait...

    Përgjigju
  • dibran: 29/04/2021 13:35

    ...Nuk kane asgje me ty zgjedhesit e Qarkut Elbasan! Je aq e zgjuar per ta kuptuar se perse nuk te vleresuan!!!!! PREJARDHJA,oj vajze eshte arsyeja kryesore! Shko dhe konsumo dollaret,markat,liretat,frangat,euro-t qe ke te trasheguara nga babai dhe nena!!!!! SHQIPTARET NUK GABOJNE ASNJEHERE!

    Përgjigju
  • Ligji: 29/04/2021 13:30

    Po ju cfare vlere keni pervecse jeni vajza e nje gjyqtare hajdute qe leviz me maybach neper tr dhe nje krimineli si azemi qe perdhunonte femra. Me leket e krimit u shkollove. Rregullo njeher familjen pastaj fol per hajdutet dhe kriminelet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?