Foto ilustruese

Kronikë

Mori thikën dhe tentoi të vriste për hakmarrje, arrestohet pas 3 vitesh 47-vjeçari në Dibër

24 Shtator 2021, 09:40| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 10:06

  • Share

DIBËR- Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, policia e Dibrës ka arrestuar një person, për veprën “vrasje me dashje e mbetur ne tentative", kryer ne bashkëpunim.

47-vjeçari, Lutfi Shehu është vënë në pranga pas 3 vitesh, pasi më 31 gush në 2018 ka tentuar me thikë t’i marrë jetën J.B për hakmarrje, vrasje e cila ka mbetur në tentativë. Policia e ka lokalizuar në fshatin Tomin, ndërsa aktin e mbetur në tentativë e ka kryer në bashkëpunim. 

 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, Lutfi Shehu i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” në mungesë, si autor i dyshuar i kryerjes së veprës penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprime të mëtejshme.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?