Mori ryshfet për punësim në ministri, SPAK kërkon 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda

2 Mars 2022, 11:07| Përditesimi: 2 Mars 2022, 12:09

  • Share

SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Për dy të bashkëpandehurat e Vodës, Florida Beu dhe Majlinda Hasani SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj. Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv. ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialiste në ministri.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?