Roland Hysi

Kronikë

Mori ryshfet dhe kërkoi favore seksuale, KLGJ pranon kërkesën e ILD, shkarkohet gjyqtari i Fierit Roland Hysi

11 Tetor 2021, 14:22| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 14:28

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi.

Hysi është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda më 17 tetor të 2019-ës me 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtua, ai përfitoi ulje dhe u dënua me 3 vite burg.  Gjykata po ashtu vendosi t’i ndalojë Hysit për pesë vjet të drejtën për të ushtruar funksione publike. 

Gjyqtari u ndëshkua pas publikimit të një video-skandali ku kërkonte ryshfet dhe favore seksuale ndaj një gruaje të divorcuar nga bashkëshorti, me të cilin ishin në proces gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

Po ashtu ai i mori gruas në fjalë edhe 500 euro me premtimin se do të merrte edhe 500 të tjera në mbyllje të gjyqit. Në pranga ra edhe psikologia Elona Meçani, e cila bënte rolin e sekseres.

Komento

Komente

  • Fieri: 11/10/2021 16:29

    Eh more landi u nise per nock e hengre rrock..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?