Evis Kushi dhe Egnald Çela

Mori rezultatet më të larta të Maturës Shtetërore këtë vit, Kushi pret maturantin që shkëlqeu në katër provimet me notën 10.00

5 Korrik 2023, 11:43| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 11:50

  • Share

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e nisi ditën me maturantin e gjimnazit “Qemal Stafa”,  Egnald Çela, i cili shkëlqeu në të katër provimet e Maturën Shtetërore, duke u vlerësuar me notën 10.00.

Egnaldi është maturanti i vetëm që mori rezultatet më të larta në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore këtë vit.

“Një mëngjes plot energji pozitive dhe optimizëm sot me Egnald Çelën, maturantin e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, i cili shkëlqeu në Maturën Shtetërore të këtij viti si i vetmi maturant në të gjithë vendin që në të katër provimet u vlerësua me notën 10.00. Egnaldi nuk ishte surprizë për mua sepse për shkak të rezultateve të tij të shkëlqyera çdo vit në shkollë, u përzgjodh nga Ministria e Arsimit dhe Sportit që të moderojë Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe që organizuam këtë vit me shkollat nga e gjithë Shqipëria”, ka shkruar Kushi.

Sipas Kushit, Egnaldi është një shembull qe ndihet ndjekur nga të gjithë.

“Të rinj si Egnaldi janë frymëzim jo vetëm për bashkëmoshatarët e tij, por edhe për ne, që të punojmë çdo ditë e më shumë për të rritur cilësinë në arsim por edhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin e talentit dhe ambicieve të tyre.Urimet më të mira dhe suksese për Egnaldin që ka vendosur të studiojë për inxhinieri dhe ka pasion inteligjencën artificiale", u shpreh Kushi.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?