Foto ilustruese

Mori peng 12-vjeçarin duke e mbajtur në banesë, arrestohet 49-vjeçarit në Fier

4 Tetor 2022, 12:38| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 12:41

  • Share

FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 49-vjeçar pasi akuzohet se mori peng për 30 minuta një fëmijë në Fier.

Siç njofton policia, shtetasi me inicialet D. K., akuzohet se ka mbajtur me forcë një 12-vjeçar në banesën e tij.

49-vjeçari e kishte marrë oend sepse fëmija kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës së tij.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë". Ky shtetas, në datën 30.12.2020, ka mbajtur për 30 minuta, në banesën e tij, një shtetas 12 vjeç, pasi ky i fundit kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës së 49-vjeçarit.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?