U martua me 14-vjeçaren, lihet në burg dhëndri në Divjakë! Avokati: Vajza e ka gënjyer për moshën, e dinte 17 vjeçe

13 Janar, 11:39| Përditesimi: 13 Janar, 14:06

  • Share

35-vjeçari nga Divjaka, që u arrestua tre ditë më parë për marrëdhënie seksuale me të mitur do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjatë seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Fierit, 35-vjecari ka kyçur gojën, pa bërë asnjë koment për lidhjen afro një vjeçare me një vajzë 14-vjeçe. Po kështu ka fshehur fytyrën, gjatë pranisë së kamerave në sallën e gjyqit.  Gjyqtarja Klodiana Kryeziu me kërkesë të prokurores Oliana Gjergjefi vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Ndërsa avokati, Agim Rredhi, i kontaktuar nga Report tv tha se 35-vjeçari në seancën e masës së sigurisë ka pretenduar se lidhja me vajzën e mitur ka qenë normale, janë dashuruar të dy! Sa i përket moshës nuk i ka treguar të vërtetën, por i ka thënë se ishte 17 vjeçe. Më herët janë marrë në pyetje në polici të dy, bashkë me të miturën, dhe kanë dhënë pëlqim për njëri-tjetrin, e më pas janë lënë të lirë.

Prangosja 35-vjeçarit erdhi pas denoncimit të prindërve të vajzës në Janar të këtij viti. E mitura që prej Marsit të 2023-shit ishte larguar nga shtëpia, duke braktisur edhe mësimin. Siç tregoi drejtoresha e shkollës, nxënësja e klasës së 7-të shkonte mirë me mësime, derisa u largua në mënyrë të beftë nga pushimi i gjatë për të mos u kthyer më në shkollë. Prindërit e 35-vjeçarit pretenduan se vajza e mitur kishte shkuar me dëshirë në shtëpinë e tyre, madje kishin bërë dasmë! Ndërsa babai i të miturës e cilësoi “rrëmbim”.

 “E di ai që e rrëmbeu se si e rrëmbeu. I kam thënë disa herë: “Ma lejo vajzën”, “e di unë” ka thënë”. Me vajzën kam folur unë, edhe tek shtëpia ka ardhur. E kam pranuar nga e keqja e vajzës se më ka thënë: “Do vetëflijohem”.- tha i ati në emisionin ‘Pa Gjurmë’.

Burimet thanë se pasi u largua me djalin 21 vite më të madh, vajza nuk ishte ndjerë mirë sepse qëndronte si “e burgosur” dhe nuk frekuentonte shkollën. Kjo ka nxitur edhe më shumë babanë e saj të bëjë denoncim në policinë e Fierit. 35-vjecari u prangos 11 muaj pasi bashkëjetoi ilegalisht me një 14-vjecaren, e cila tashmë është strehuar në një qendër sociale. Kodi i Familjes i ndalon martesat nën moshën 18-vjec, ndaj ‘dhëndri” nga Divjaka përballet me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe rrezikon të dënohet nga 7 deri në 15 vite burgim.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/01/2024 01:16

    Kur qenka me kod qe nuk lejohet martesa nen 18 vjec,po punonjesi i gjendjes civile qe legalizoi martesen a nuk duhet te ndiqet penalisht?! ID ose certifikatat e lindjes perpara i kishte,nuk i plasi syte e te shikonte qe vajza ishte 14 vjec,apo ka marre rryshfet qe te legalizonte lidhjen e tyre?!

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/01/2024 12:15

    Janè MONSTRA PERVERSE qè nuk njohin as norma shoqèrore, as kulturè kombètare dhe lère pastaj ligj. Ruani fèmijèt dhe mbyllini pèrjetè kèta pederastè province pas hekurave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?