Foto ilustruese

Mori një makinë me qira dhe e shiti, në kërkim 25 vjeçari në Malësi të Madhe

6 Janar, 15:25| Përditesimi: 6 Janar, 15:32

  • Share

SHKODËR- Një 38 vjeçar në Malësi të Madhe ka kallëzuar në policinë e Shkodrës se një i ri i ka marrë makinën me qira, por nuk ia ka kthyer më madje e ka shitur. Pas denoncimit policia është vënë në ndjekje të 25 vjeçarit.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. U., 25 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi E. Z., 38 vjeç, banues në Shkodër, se i ka dhënë me qera mjetin shtetasit O. U., i cili nuk ia ka kthyer më, por e ka shitur”, njofton policia. 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?