Ish-lojtari i Tiranës, Winful Cobinna dhe presidenti Ilir Meta

Mori nënshtetësinë nga Meta për 8 orë/ Shërbimi i provës në kërkim të ish-lojtarit Cobinnah! Rrezikon sërish qelinë

9 Dhjetor 2020, 14:20| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 14:34

  • Share

TIRANË- Ish-lojtari i Tiranës, Winful Cobinna shpallet në kërkim nga shërbimi i provës pasi prej vendimit të dënimit me 100 orë publike për falsifikim të leje qëndrimit ai iku drejt Egjiptit.

Vendimi i shkallës së parë dhënë më datë 10 nëntor detyronte ish- lojtarin e Tiranës të mbante kontakte me shërbimin e provës, por nga ajo ditë ai s'gjendet as në adresën e dhënë dhe është larguar jashtë vendit.

Shërbimi i provës pritet t'i drejtohet gjykatës me një kërkesë për rikthimin e tij në qeli për shkak të shkeljes të kushtit për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës.

Sipas ligjit duhet që Cobinnah të shlyej detyrimin për 100 orë punë publike brenda 6 muajsh me grafik të përcaktuar, por prej një muaji tashmë ai është larguar nga Shqipëria. Cobinnah mori brenda 8 orë pasaportën shqiptare ndërsa ishte dhe nën akuzë nga prokuroria për falsifikim dokumentesh.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Futja kot: 09/12/2020 15:36

    Burgun duhet ta bej meta jo ky qe ka 1 vit qe ka hik nga teritori shqiptar. Ai dilte i pa fajshem po ti zhvillohej nje gjyq i regull mjafron te deshmonte qe nuk kuptoj gjuhen sdi per ca flitet e ca me kane dhene te firmos kujtoja se po firmosja kontrat per futboll jo per marje nenshtetsie dhe dilte i lare e i shplar Ai nuk eshte fajtor ata qe i kan kopsit letrat dhe ja kan firmos dokumentat ata jan per burrg

    Përgjigju
  • goni: 09/12/2020 14:56

    ama tani e shpallet ,kur plasi media qe do shitej ne egjypt nga tirana ? po ye benit punen sic duheg ai nuk largohej nga territori pa kryer denimin .....po shtet shqiptar hesapi asnje nuk e merr seriozisht

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 09/12/2020 14:51

    Kobina po pastron vilen e Monikes tek Gjiri i Lalezit

    Përgjigju
  • O tej: 09/12/2020 14:34

    Kobina iku... po futni brenda hajdutin Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?