BKH 'ndez motorët', në fokus tenderat e korrupsioni! Hajnaj takim me drejtuesin e SPAK e prokurorët

2 Shtator 2020, 12:09| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 14:58

  • Share

TIRANË- Abuzimi me fondet publike, barazia në tendera dhe korrupsioni i zyrtarëve publik pritet të jenë fokusi i punës së byrosë kombëtare të hetimeve dhe prokurorëve të SPAK për sezonin e ri të nisur nga kjo e mërkurë në një takim të përbashkët pune.

Report Tv mëson se në takimin 60 minutësh pjesë e të cilës ka qenë drejtuesi i SPAK Arben Kraja, drejtuesja e Byrosë Kombëtarë të Hetimit Aida Hajnaj, përfaqësues të ambasadës së SHBA-s është folur se 120 ditë e mbetura deri në fund të vitit duhet të kenë rezultate konkrete.

Zbulimi i parave të fshehura të bosëve të krimit apo korrupsioni, si dhe pronave të tyre do të jetë një tjetër sektor ku do të fokusohen hetimet e SPAK dhe BKH-s.

Kraja i cili ka bërë edhe bilancin e sektorëve të 12 prokurorëve të SPAK ka garantuar Hajnëjn për mbështetjen e tij dhe SPAK përgjatë hetimeve dhe koordinimit të punëve të përbashkëta.

Po ashtu Kraja ka kërkuar çeljen e garës nga Hajnaj për 60 oficerët e byrosë kombëtare të hetimit të cilët pas përzgjedhjes së tyre do të dërgohen në SHBA për t'u trajnuar nga agjentët e FBI.

Byroja Kombëtare e Hetimit përbëhet nga drejtori, zëvendësdrejtori, hetuesit dhe punonjësit e administratës. Ajo ka gjithashtu në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore, të përbëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?