Foto ilustruese

Kronikë

Mori armën pas konfliktit me të bijën për lidhjen e saj të dashurisë, arrestohet shqiptari në Itali

31 Mars 2021, 10:58| Përditesimi: 31 Mars 2021, 11:18

  • Share

Policia italiane ka venë në pranga 49-vjeçarin shqiptar, pas një debati me vajzën e tij e cila i ka telefonuar menjëherë policisë për ndihmë, pasi mendoi se babai do ta qëllonte me armë, në Arrezo të Italisë.

Sipas mediave italiane, debati lindi, pasi 49-vjeçari zbuloi lidhjen e dashurisë së vajzës së tij, 17-vjeç, me një bashkëmoshatar, me të cilën nuk ishte aspak dakord. Ngjarja ka nodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 10:30.

Në debat e sipër burri me origjinë shqiptare, ka shkuar në oborr dhe ka marrë një objekt të ngjashëm me një armë.

Vajza menjëherë është alarmuar dhe i ka telefonuar policisë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shqiptarit, policia ka konstatuar 1.5 kilogramë marijuanë dhe “copëza” të çmontuara të armës në të gjithë shtëpinë.

Shqiptari është vënë në pranga nga policia italiane.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?