GJKKO

Mori 2 mln lekë ryshfet për të lehtësuar akuzat ndaj një të dyshuari për drogë, lihet në burg oficeri i anti drogës Sokol Canameti

12 Prill 2023, 10:36| Përditesimi: 12 Prill 2023, 10:37

  • Share

Gjykata e Posaçme i cakton masën ‘arrest me burg’ ish-oficerit të antidrogës Sokol Canameti. Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai akuzohet nga SPAK se ka kërkuar ryshfet 2000 euro, në këmbim të lehtësimit të pozitave ligjore të një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të 2022.

Dy milionë lekë ryshfet në këmbim të lirisë një të dyshuari në hetim për drogë e vuri në pranga 3 ditë më parë efektivin e policisë, Sokol Canameti. Pas një hetimi të AMP dhe SPAK, rezultoi se 48-vjeçari me detyrë Specialist në Seksionin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, merrte para nga trafikantët dhe personave të tjerë që shkelnin ligjin në këmbim të lirisë së tyre.

Nga ky hetim, u vunë nën hetim edhe i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike me iniciale E.K., dhe i ati i tij F.K., i cili ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh. Sokol Canameti akuzohet për: “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • @EMIGRANTI: 12/04/2023 15:24

    Hajde mos bej kshu tashi, se ne spital te burgut po e kalon "vuajtjen"e denimit..

    Përgjigju
  • emigrant: 12/04/2023 11:31

    BURGJET JANE QENDRA PER TE VUAJTUR DENIMET PENALE DHE QE KUR TE DALIN ATA TE DENUAR TE JENE TE VLEFSHEM PER VETEN DHE SHOQERINE (si i kupton dhe perkufizon bota) kurse, ne Shqiperi ekziston e kunderta degjeneroji shkateroji si njerez si familje derisa te japin leke se po nuk dhane NE " OPGJ PROKUROR GJYKATES " jemi super te repte ne zbatimin e ligjit hahahaahaaa dhe thone ne bote pse largohen shqiptaret

    Përgjigju
  • emigrant: 12/04/2023 11:23

    uuups i paska kekru 2000 euro ( asgje me cfare do hiqte me prokuror e gjykatesa ) QE KETU FILLON ANALIZA PER REFORMEN NE DREJTESINE DHE NUK THONE KOT NJERZIT QE I KENI MBUSHUR BURGJET ME FUKARENJ , DISA "OFICERA TE POLICISE GJYQSORE " BEJNE GALLATE DHE NDONJE SI PUNA KETIJ QE I KA KERKU 2000 EURO E FUSIN LLOJ LLOJ NENESH PER TI GROPOS NJERZIT DHE E THEM ME TE MADHE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?