Kronikë

Mori 2 mijë euro ryshfet një të pandehuri, prokurori i Kukësit u vëzhgua dhe filmua prej javësh nga SPAK! Ia dhanë në dollarë por i donte euro

1 Korrik 2021, 14:48| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 14:58

  • Share

Kreu i Prokurorisë Kukës, Edmond Karriqi, i arrestuar dje nga SPAK, është vëzhguar dhe përgjuar prej javësh ku është vërtetuar edhe marrja e shumës prej 2 mijë euro kundër zbutjes së masës së vendimit për një të arrestuar. Edhe pse deri tani është faktuar përmes filmimeve vetëm ryshfeti prej 2 mijë euro që prokuroi mori përmes sekserëve të ngjarjes, mendohet se thuajse të njëjtën shumë mund të ketë marrë nga të pakën 3 persona që u ka lehtësuar masën e sigurisë.

SPAK e ka hetuar, përgjuar e vëzhguar prej kohësh takimet që prokurori i Kukësit zhvillonte me sekserët e tij. Paratë i janë dhënë në dollarë por nuk janë pranuar nga prokurori Karriqi dhe për këtë sekseri i ka kthyer ato në këmbim valutor në Euro dhe më pas ia ka dhënë.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij SPAK ka gjetur vetëm shumën prej 200 mijë lejë të reja që nuk cilësohet si shumë e konsiderueshme për hetim.

Karriqi u arrestua ditën e djeshme në Kavajë nga SPAK, ndërsa nesër në orën 10:00 do të përballet me gjykatën për masën e sigurisë. Karriqi akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. Për ngjarjen është vënë në pranga edhe Isuf Gega, Sekretar në prokurorinë e Kavajës, ndërkohë që është përcaktuar edhe masa e sigurisë "arrest me burg" për 2 të tjerë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?