GJKKO

Mori 2 mijë euro për të liruar një person që e kapi me drogë, dënohet me 3 vite burg polici Sokol Canameti

7 Nëntor 2023, 15:26| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 15:41

  • Share

GJKKO ka dënuar me 3 vite burg policin Sokol Canameti i cili akuzohet se mori ryshfet 2 mijë euro për të liruar një person që e kapi me drogë. Canameti pëfiton ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg. Ndërsa për 5 vite nuk do ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike. 

Gjithashtu GJKKO ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg shërbim prove Erjon Kuzarin dhe Flatin Kuzarin, të cilët po ashtu përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 8 muaj burg. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, të 2 këta përfitojnë pezullim të dënimit me 8 muaj burg dhe zëvendësimin e dënimit me kryerjen e shërbimit të provës për 1 vit e 4 muaj. 

Sipas SPAK, Erjon dhe Flatin Kuzari, në 10 tetor të vitit 2022 i kishin dhënë paratë Canametit në këmbim të lënies të lirë të Erjon Kuzarit, i kapur nga policia me kokainë një ditë më përpara. 

Akuzat ndaj të pandehurve:

Sokol Canameti, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal;

Erjon Kuzari, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe,

Flatin Kuzari, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?