Mori 13 emigrantë të paligjshëm në Sarandë dhe do i kalonte në Mal të Zi, në pranga 66-vjeçari në Shkodër

13 Prill 2023, 09:48| Përditesimi: 13 Prill 2023, 10:23

  • Share

Agim Kasapi ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për kalimin e emigranteve të paligjshëm nga kufiri kundrejt pagesës.

66-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt pagesës, drejt kufirit me Malin e Zi, 13 të huaj që i kishte marrë në Sarandw.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Beltojë”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit (furgon) me drejtues Agim Kasapi. Në këtë automjet ishin pasagjerë 13 shtetas të huaj (nga Bangladeshi dhe India), të cilët ai i kishte marrë në Sarandë dhe po i transportonte, kundrejt pagesës, në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim që ata të kalonin në vendet e BE-së. 

Automjeti tip “Huyndai” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro. Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Unë propozoj, ju miratoni:: 13/04/2023 10:00

    Po këta emigrantët ku i çoni ju kur ju arrestoni shoferët?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?