Matthew Arnold dhe Rachel McCrow sapo kishin filluar karrierën e tyre policore

Morën telefonatë për 2 persona të zhdukur, policia shkon në vendngjarje dhe sulmohet me armë! 6 persona humbin jetën në Australi, mes tyre 2 efektivë të rinj

13 Dhjetor 2022, 08:00| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 15:54

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Queensland, Australi ku 6 persona, përfshirë dy oficerë të rinj policie humbën jetën gjatë një përplasje me armë.

Gjithçka nisi nga një telefonatë që policia mori lidhur me dy persona të zhdukur në një pronë në zonë rurale. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje filluan të shtënat nga personat që nodheshin brenda banesës.

“Kur anëtarët e saj hynë në pronë, ata u sulmuan dhe nuk patën asnjë shans", tha presidenti i sindikatës së policisë së Queensland, Ian Livers.

“Dy policë u ekzekutuan gjakftohtësish”, shtoi ai.

Dy viktimat e sulmit me armë, ishin Matthew Arnold, 26 vjeç dhe Rachel McRaw, 29-vjeç dhe sapo kishin filluar karrierën e tyre në Polici. Një fqinj, 58 vjeç humbi jetën në vendngjarje  pasi u godit nga një plumb.

Pak pas orës 22:30 (me orën lokale), dy burra dhe një grua, të dyshuar se kanë kryer sulmin kanë mbetur të vdekur. Detajet e tyre nuk u bënë publike. Megjithatë, sipas gazetës Australian, ishte një mësues, vëllai i tij dhe gruaja e vëllait të tij që zotëronin vendin ku ndodhi tragjedia. Motivi i masakrës mbetet i paqartë.

Kryeministri australian Anthony Albanese e përshkroi masakrën në Wyampilla si të tmerrshme. Ai tha se ishte zemërthyer për familjet dhe miqtë e policëve të Queensland që humbën jetën në krye të detyrës.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?