Edmir Përndreca

EMRAT/ Morën porosi për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë, arrestohen 2 të rinj! Akuzohen për goditje për shkak të detyrës

21 Dhjetor 2022, 17:08| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 20:01

  • Share

LEZHË- Policia e Lezhës, nën drejtimin e prokurorisë ka arritur të zbardhë ngjarjen e datës 30-nëntor të këtij viti ku u dhunua, duke u goditur me sende të forta Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Edmir Përndreca. Si autor të dyshuar të ngjarjes janë arrestuar dy të rinj.

Në kuadër të operacionit “Fundviti”, u ndaluan Leonard Pepa, 27-vjeç dhe Sebastiano Malotaj 27-vjeç, të dy banues në Lezhë, për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Plagosja e rëndë me dashje". Ndalimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës me urdhër të prokurorisë së Lezhës, e cila pas veprimeve intensive hetimore arriti të identifikoj dhunuesit.

Ndaj tyre është ngritur akuza e "Goditjes për shkak të detyrës", ndërsa ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë. Identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes u bë falë metodave speciale të hetimit, përmes përgjimeve ambientale dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur ditën e ngjarjes, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokurori Sabri Kastrati.

Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugën Lezhë-Shënkoll.43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa  u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur. Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër  janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë.

Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi pas kontrolleve të shtuara për vjedhje dhe mospagim të energjisë elektrike ku u ndëshkuan disa abonentë përfshirë dhe biznese.

Ora 19:32
EMRAT/ Dhunuan drejtorin e OSHEE-së në Lezhë, kush janë dy të arrestuarit

1671639118_1669840304drejtori1280x720.jpg

Sebastiano Malotaj  dhe Leonard Pepa janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi goditën dhe dhunuan drejtorin e OSHEE-së Edmir Përndreca më 30 nëntor për shkak të detyrës.

'I dëmtuan automjetin, punonjësit të OSHEE, Lezhë, dhe e goditën atë për shkak të detyrës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë së Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, mbështetur në inteligjencën informative, kanë vijuar hetimet me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundviti”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 30 nëntor 2022, në aksin rrugor “Shënkoll-Lezhë”, ku u dhunua fizikisht shtetasi E. P., 43 vjeç, me detyrë drejtor i OSHEE, Lezhë.

Si rezultat i operacionit “Fundviti”, u identifikuan, u kapën dhe u ndaluan shtetasit L. P., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Plagosja e rëndë me dashje". Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fillimisht i kanë dëmtuar automjetin shtetasin E. P., gjatë lëvizjes, dhe më pas e kanë goditur atë, për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin e përdorur nga 2 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj ngjarjeje. Vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?