Foto ilustruese

Morën peng një 46-vjeçare dy ditë më parë dhe e kanosën, arrestohen dy autoret në Tiranë

14 Tetor 2023, 12:47| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 14:34

  • Share

Dy gra, 40 dhe 36 vjeç njëra me banim në Kamëz e tjetra në Tiranë, u arrestuan nga policia, pasi morën forcërisht në automjetin e tyre një 46-vjeçare dhe e kanosën për motive të dobëta.

E njoftuar për ngjarjen, policia thotë se arriti të identifikojë dhe të arrestoje 2 autoret e dyshuara Anila Qose dhe Erinda Lekgegaj, që në bashkëpunim me njëra-tjetrën akuzohen se në 12 tetor në rrugën “Egnatia” i hoqën lirinë gruas dhe e kërcënuan për motive që efektivët i quajnë të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?