Blerim Hanku dhe Iljaz Kotarja

Morën peng me ‘BMWX6’ 30 vjeçarin për borxhin 6 mijë paundësh për drogën në Britani! Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit

30 Nëntor 2023, 17:17| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 17:21

  • Share

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 3 të arrestuarit për pengmarrjen e Blerim Hankut, ngjarje e ndodhur në 28 nëntor. Në burg janë lënë autorët Jurgen Delia, Geri Cano banues në Durrës si dhe Iljaz Kotarja banues në Tiranë.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për një borxh prej 6 mijë paundësh që një person i tretë i kishte Iljaz Kotores dhe Blerim Hanku i kishte dalë garant. Mësohet se Kotorja dhe Hanku njiheshin më parë me njëri tjetrin pasi kishin qenë të dy të dënuar në Britaninë e Madhe për trafik të lëndëve narkotike.

30-vjeçari Hanku, me origjinë nga Dibra, kishte ndërhyrë për njohjen e mikut të tij të vjetër të qelisë me një tjetër person, për kryerjen e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Ai kishte dalë garant për punën e trafikut të drogës. Megjithatë punën, me sa duket, nuk kanë shkuar sipas parashikimeve dhe personi i tretë i përfshirë në ngjarje nuk i ka sjell paratë prej 6 mijë pound Iljaz Kotorjas. Në këto kushte, 27-vjeçari nga Paskuqani ka nisur t'i bëj presion Blerim Hankut për t'iu dhënë paratë, të cilin e akuzonte se ishte personi që duhej t'ia jepte pasi nuk po gjente dot personin real që ia kishte borxh.

Autorët, me një makinë tip “BMËX5” kanë gjetur vendndodhjen e Hankut dhe e kanë futur me dhunë në makinë. Policia bëri të mundur lokalizimin e makinës dhe arrestoi 3 personat në afërsi të Shkozetit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Peje Gjakova: 30/11/2023 17:29

    Dikur ishte epoka vlores pastaj e shkodres me pas e fierit Tani e paska rradhen kuksi kudo kukes neper media e sherre e trafiqe E krime spo e leshon stafeten .... nga bashkia tek trafiqet e te metamorfoza kuksi ri ka bo ndryshime ka qit trenin rruge makine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?