Morën peng 19-vjeçarin për 'borxh e pashlyer', Gjykata e Lezhës cakton "Arrest në burg" për dy të rinjtë

16 Mars, 08:49| Përditesimi: 16 Mars, 11:40

  • Share

Dy të rinjtë e arrestuarmë 12 mars, pasi morën peng dhe mbajtën në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Rrëshen, me qëllim për ta grabitur do të qëndrojnë në burg pa afat.

Mateos Brozi, 20-vjeç banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës u njohën dje me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.  Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy të rinjëve në flagrancë dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas burimeve, 19-vjecari i cili u mor peng dhe Mateos Brozi, ishin të njohur me njëri-tjetrin. Brozi pretendonte se 19-vjeçari ia kishte borxh lekët.

Arrestimi

Mateos Brozi dhe Ergys Tusha u prangosën nga policia, pas kallëzimit të një 19-vjeçari i cili ka thënë se ishte marrë me forcë në automjet dhe për t’i marrë paratë. Pasi e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen e kishin lënë në rrugë.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Lajmi ne perditesim... 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?