U votëbesuan në Parlament, betohen para Presidentit Begaj dy ministrat e rinj të qeverisë

14 Shtator 2023, 17:50| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 22:52

  • Share

Pasi morën miratimin në Kuvend, dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama” janë betuar para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, u zhvillua sot në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Përpara Presidentit Bajram Begaj, u betuan pas leximit të formulës së betimit, Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Delina Ibrahimaj, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

"Vijimi i konsolidimit fiskal dhe mbështetja e zhvillimit ekonomik të vendit janë objektiva kyç. Falënderues Kryeministrit Edi Rama për besimin. Tërësisht i angazhuar për të shtyrë përpara agjendën “Shqipëria 2030”, shkruan Mete në rrjete sociale pas betimit.

Ceremonia e betimit të tyre u shty për shkak të detyrës që Mete mbante më parë si anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Dorëheqja nga ky post iu miratua nga deputetët me 95 vota pro në senacën e së hënës. Specifika e Metës mbajti pezull edhe votimin për 2 dekretet për Delina Ibrahimajn, atë të shkarkimit nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe emërimin si ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, e cila po ashtu u betua sot.

Ndërsa të hënën pesë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, u betuan po ashtu para presidentit Begaj dhe më pas pa humbur kohë morën detyrën në institucionet përkatëse.

Në një protokoll diskret, Igli Hasani si ministri i ri i Jashtëm, Arbian Mazniku si ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit dhe Anila Denaj si ministre e Bujqësisë u betuan një nga një para Presidentit Bajram Begaj.

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Halit: 14/09/2023 18:38

    Hiq hajdutet nga dogana urgjent o minister ose je pjese e tij edhe ti. Urgjent Gazhelin ne shtepi se la name diplomaticu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?