Morën ftesë nga Borrell, liderët e Ballkanit Perëndimor bëhen bashkë në New York! Rama krah Vuçiç, Abazoviç, Osmanit dhe Kovaçevski (VIDEO)

20 Shtator 2022, 20:27| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 21:28

  • Share

Kryeministri Rama postoi në Facebook fotografinë dhe videon ku shfaqet krah liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Liderët ishin të ftuar në New York nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.

“New York - Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel”, shkroi Rama në Facebook.

Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka mbërritën në New York, ku sot u mbajt takimi mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në saj të javës së takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ora 21:23
Vuçiç takon Ramën, publikon foton: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim

1663702022_Screenshot1.jpg

President serb, Aleksandër Vuçiç  është takuar me kryeministrin, Edi Rama. Ka qenë vetë Vuçiç ai i cili ka publikuar foton krah mikut të tij, Edi Ramës teksa nuk ka lënë pa përmendur Ballkanin e Hapur, duke thënë se kjo nismë është e ardhmja e rajonit.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?