Morën apartament me qira dhe e përshtatën për përpunim kokaine, 5 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)

1 Mars, 15:05| Përditesimi: 1 Mars, 15:12

  • Share

SHKODËR- Pesë persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi morën një apartament me qira për përpunimin e kokainës.

Në kuadër të operacionit ‘Apartamenti’ u arrestuan Jeton Velaj, 44-vjeç, Elvis Ymeri, 31 vjeç, Denis Dullaj, 36 vjeç, Arben Doniku, 51 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të pestë banues në Shkodër.

Nga kontrollet në ambientet e apartamentit të përshtatur për përpunimin e drogës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë grup kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?