'Mora përsipër krimin të shpëtoja vëllanë!' Çfarë tregoi 19 vjeçarja pasi u zbulua e vërteta pas vrasjes dhe groposjes së të atit në Durrës

24 Shkurt, 10:05| Përditesimi: 24 Shkurt, 14:49

  • Share

 

Durres- Hygerta Meta ishte 19 vjeçe. Kishte fituar të drejtën e studimit në Fakultetin e Gjuhëve  të Juaja në Tiranë ku dhe po i vijonte. Nuk donte që ëndrra t’i  ndërpritej në mes  ashtu si motrës së saj të madhe.

Nuk donte as të kishte një martesë ‘pa dëshirë’ me një person që nuk e njihte si motra e saj, por duket që kishte hasur në refuzimin kategorik të të atit, Pëllumb Meta I cili po organizonte dhe fejesën e saj pa dëshirë me djalin emigrant në Itali.

Report Tv mëson se vajza ka dëshuar për grupin hetimor se e motra e madhe kishte humbur shkollën pasi babai e martoi pa dëshirën e saj. Ajo do të mbaronte shkollën dhe më pas do ta gjente vetë dikë.

Policia dyshon se fejesa pa dëshirë është pika e fundit që i ka vënë kapakun pasi dyshohet se brenda në familje ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe dhunë. Në këtë version, se Pëllumb Meta ishte I dhunshëm, kanë dhënë dhe djemtë dhe bashkëshortja e tij Blerina Meta.

Policia thotë se Hygerta bashkë me vëllanë e madh, Hysenin i cili ka qenë dhe ekzekutori kanë kryer planin e vrasjes. Fillimisht ajo i deklaroi policisë se ishte vetë ajo që e kishte kryer krimin madje se nuk ishte penduar përkundrazi. 'E mora përsipër të gjithë krimin për të shpëtuar vëllain tim" ka thënë ajo.


Lajmi kryesor:

'Ishte bërë i padurueshëm!’ zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës: Planin e bëmë me motrën, e qëllova 4 herë! 19-vjeçarja: S’doja burrë, doja shkollë


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?