Presidenti i Monza-s Silvio Berlusconi

Monza në Seria A pas 112 vitesh, habit Berluskoni: Tani dua kampionatin e Seria A dhe Champions League

30 Maj 2022, 11:44| Përditesimi: 30 Maj 2022, 11:45

  • Share

112 vite pas krijimit Monza ka siguruar për herë të parë ngjitjen në elitën e futbollit italian, në Seria A. Kjo falë presidentit Berluskoni dhe administratorit Adriano Galiani, dyshja e famshme që e ngjiti Milanin në majat e botës.

Tani është një histori tjetër, pasi në 2018 morën drejtimin e këtij ekipi. Madje, edhe kjo ngjitje ishte një përrallë e vërteta, sepse pasi kishin fituar ndeshjen e vajtjes 2-1, dje e panë veten në disavantazh 2-0 duke rrezikuar eliminimin, por pasi arritën ta dërgojnë në shtesë ndeshjen e përmbysën 4-3 në favor të tyre dhe festa mund të fillonte për Monzën, e cila së bashku me Leçen dhe Kremonezen do të jenë tri skuadrat që do t’i bashkohen Serisë A.

“Një natë magjike. Arritëm diçka historike për këtë skuadër që në 110 vite nuk ishte ngjitur kurrë në Serinë A, por unë jam nga ata persona që kur i futem diçkaje dua të marr gjithçka.

Prandaj, objektivi i ardhshëm i Monzës është titulli në Serinë A, grupet e Championsit dhe fitorja në Europë,”- tha presidenti Berluskoni.

Të martën ndërkohë është parashikuar një festë e madhe në Trieste për këtë arritje, ndërsa emrat e parë që mund t’I bashkohen Monza-s në merkato është Belloti dhe Sensi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?