'Djali dhe kali' ne Kamez

Monumentit 'Djali dhe kali' në Kamëz i vendoset maska mbrojtëse, qëllim solidarizimi i të gjithë qytetarëve

5 Prill 2020, 15:55| Përditesimi: 5 Prill 2020, 16:11

  • Share

Gjersa i gjithë vendi ndodhet në karantinë për shkak të përhapjes së COVID-19, rrugët janë bosh.

Nëpër to shikohen vetëm forcat e ushtrisë dhe pak persona që kanë autorizimin për të lëvizur.

Skulptura “Djali dhe kali”, e vendosur në qendër të Kamzës në rrethrrotulimin e saj ka marrë një pamje krejt tjetër.

Monumentit të realizuar nga Vladimir Llakaj i është venë një maskë kirurgjikale si shenjë solidarizimi në këto ditë të rrezikshme për të gjithë.

Artisti është shprehur se skulptura që solli shumë pikëpytje dhe kritika nga qytetarët e Kamzës ka si qëllim të edukojë dhe kulturojë vendin.

Mevendosjen e maskës mbrojtëse ky qëllim po realizohet  dyfish.

Monumenti shpreh edukim për të gjithë që të mos lëvizin pa mjete mbrojtëse si maska apo doreza për të shmangur përhapjen e koronavirusit, problemit kryesor të tanishëm të të gjithë botës.

Monumentit 'Djali dhe kali' në Kamëz i vendoset maska mbrojtëse
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 05/04/2020 20:10

    Ide shumë e bukur domethenese

    Përgjigju
  • alo alo: 05/04/2020 17:24

    Thonë që monumentin e bëri Mziu për Sali Kolerën që donte ti hipte kalit kur ishte i vogël. Vuajti në fillim po kur i hipi më në fund, nuk i zbriti më

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?