Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Monika s' gjen karar, dje tha në Sarandë, sot thotë jam në Janinë: Vetëm 118 euro nata

29 Gusht 2023, 11:15| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 12:39

  • Share

Lajmi i publikuar për pushimet e Ilir Metës me familjen e tij në një resort luksos në Skiathosit ka trazuar shumë Monikën dhe Ilirin.

Prej 48 orësh ata janë munduar të sjellin versione të ndryshme të lëvizjes së tyre, duke nxjerrë foto Sarande, Jale, lidhje me LRI në Japë, apo foto me fëmijë, vetëm e vetëm për të hequr mankthin e ndjekjes së parave nga drejtësia.

Por sot Monika Kryemadhi ka ndryshuar totalisht mendje. 

Ajo pranon që ka qenë jashtë, por jo në ishullin Skiathos, por në Janinë.

“Për të gjithë ata që ngatërrojnë  qëllimisht liqenin e Janinës me ishullin e Skiathosit. Janina është shumë e bukur dhe  shumë lirë vetëm 118 euro nata. 

Kjo foto është përshëndetje nga ana ime për të gjithë korin e shpifësave mediatik që vazhdojnë të paguhen me paratë e inceneratorëve nga Edi Rama”, shkruan Monika, së cilës i ka djegur publikimi i fotove nga Kakavija. 

Në fillim u munduan ta përgënjeshtrojnë versionin e daljes në Greqi, e sot, nxorën Janinën si vendqëndrim. 

Po nesër, çfarë do nxjerrin?/ Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 29/08/2023 12:39

    Ça i ka Mona 118€.

    Përgjigju
    • Xoni: 29/08/2023 13:39

      Manikyr per thonjte

  • populli: 29/08/2023 12:06

    shkon mortja tek i riu 23 vjec ne itali dhe tek kamarieri i gjore ne Sr.

    Përgjigju
  • Tao: 29/08/2023 11:25

    Genjeshter pas genjeshtre, per te mbuluar nje te vertete. Vrafshi veten se s'i duheni as dreqit. E dime qe jeni te krimbur ne parate e korrupsionit te kokelopes, por perderisa SPAK ju ben sehir, sehir do bejme dhe ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?